AV Contracts L.L.C. — Avnora Avdijaj
Këshilla Ligjore

KONTRATA DHE LIGJI

Çfarë është Kushtetuta Çfarë është Kontrata Çfarë është Ligji

  • Fillojmë duke thënë se Kushtetuta është kontrata që lidhet mes Popullit dhe Shtetit
  • Ligji është Kontrata që lidhet mes Shtetit dhe organeve administrative
  • Kontrata është marrveshje mes paleve.

Mes teje dhe ligjit
Mes teje dhe kushtetutes


Mes teje dhe akteve normativo-administrative në fuqi;
rregulla dhe norma të cilat ti mund ti përdoresh për të shprehur vullnetin tënd sipas mënyres dhe ecurisë
tënde, sipas pajtimit dhe mohimit të të drejtave dhe detyrimeve që do të ta benin të pa sukseshme qëllimin
e lidhjes kontkraktuale.


Ligji është baza ku nis marrëveshja, mbi një objekt send ose premtim fjale e dhënë për kohen dhe mënyren e përmbushjes së tyre ndërsa shprehjet tuaja të shkruara janë garancia e firmosur për sukses, zgjidhje në vështirësi, mundesi alternative të përmbushjes së tyre dhe pasojat e ndara në mënyrë koherente, dinjitoze dhe akte normative të cilat bëhen si shtylla për një marrëveshje të sigurt.

  • Kontratë e sukseshme dhe fitimprurese!
  • Kur mund të themi që një kontratë është lidhur me sukses?

Disa mendojnë se vetem kur përmbushja e të drejtave dhe detyrimeve kontraktuese të jetë realizuar 100 % atëherë mund të themi se kemi realizuar një kontratë me fitim.Vullneti dhe dëshira e secilës palë është që marrëveshja kontraktuese të jetë e tillë prandaj, deri diku ky mendim mund të jetë i drejtë nga ana subjektive.

  • Ana objektive e Kontrates

Sipas kërkimeve të fundit Kontrata është e sukseshme atëherë kur të dyja palet arrijnë një marrëveshje të tillë e cila edhe në raste mospërmusheje apo ndryshimit të ecurisë së projektit a rrethanave të papritura, alternative tjera tashmë janë të njohura nga palet kontraktuese të përcaktuara qartë edhe veprimet e më tutjeshme që duhen ndërmarrë në rast të zgjidhjes, rinovimit ose përfundimit të kontrates.

Një betim, një premtim, një fjalë e dhënë është një kontratë kur ato thyhen, nuk mbahen apo përfundojnë duke lindur raporte të reja juridike, ndryshime të cilat palet si kanë parashikuar do të ngelen me vite duke kërkuar të drejta në sallat e gjykatave komerciale dhe administrative në kerkim të fakteve dhe të drejtave të paleve subjektive të kontrates të cilet me ose pa deshire janë në kerkime të dëmit të shkaktuar dhe fitimit të humbur të pa shkruar në marrëveshjen e tyre.
Dhe si rezultat shpezojme 10% të kohes sonë, 10% të të ardhurave tona monetare me shpresen se e gjitha kthehet me mbarimin e seances përfundimtare e gjitha kjo për një fjali të pa shënuar në të miren ose dëmin
e pales kontraktuese, ndërkohë që fitimi i humbur i të dyja paleve është shumë më i lartë se sa shpenzimet e fituara nga një rast gjyqesor.

  • Normativa Kontraktuale kombëtaro-ndërkombëtare

Një kontratë e hartuar specifikisht me detaje sipas dëmit të shkaktuar dhe fitmit të humbur në përputhje me ligjin për marrëdhënjet e detyrimve sipas konkurrences në treg kërkesave dhe nevojave apo planit dhe synimit të paleve kontraktuese në fitim dhe shpërblim bënë gjithcka që të mban larg nga gjykatat dhe të sukseshem në lidhjen e marrëveshjeve në përmbushjen e kontratave dhe zgjidhjen e tyre konform vullnetit të shprehur të paleve në formë të shkruar. Dhe këtu futet me shumë se një faqe e mbushur me të drejta dhe detyrime ose akte ligjore për përmushjen e këtyre të drejtave dhe detyrimeve lidhur me sendin objekt i kesaj kontrate sipas kohes, afatit dhe vendit të kontraktuar sipas pasojave te shkaktura përgjatë realizimit të kësaj marrëveshje, pasoja që varen apo nuk varen aspak nga njëra ose asnjëra palë apo normat ligjore të këtij apo atij vendi ku në fakt e gjitha varet nga e drejta kontraktore.

Një kontratë e lidhur për importimin e lodrave në vendin tonë kur pasojat e një veprimi mund ti adaptohen ligjeve të vendit të importimit apo vendit shitjes në këtë raste ligjeve të RKS ose në Shqiperi ligjet e Republikes së Shqipërisë ose ndonjë vend i tretë evropian; person juridik; biznes privat në një nga shtetet e bashkimit evropian me vullnetin e tyre të mirë bona fides kundrejt in dubio pro reo. Secila Kontratë përmban objektin specifik i cili do ti referohet atij apo këtij ligji, atij apo këtij vendi, atij apo këtij biznesi apo kësaj përqindje fitimi mbi të drejta e detyrime të cilat sjellin dëme ose dobi.

  • Exit way

Cila rrugëdalje-mund të ishte shkruar në kontratë për të drejten e sendit dhe të drejten e përdorimit e të drejten e tij të shitjes pa minimizuar riskun e tatimeve që vinë si rezultat i pakujdesisë së vogel që i lëmë te na ikin në fusnota dhe në marrëveshje gojore të pa shkruara të cilat po ashtu sipas ligjit kanë fuqinë e tyre të premtimit dhe pendimit e të pamundësië kur njera nga palet nuk përmbushë një nga kushtet e saj.

Një premtim i pa realizuar nuk do të thot se palet nuk kishin besim apo qëllimin të tillë që në fillim, nenet e shkruara të një kontrate janë fakt i pakompromentueshëm, është aty ku fillon e drejta jote me ligjin e drejta jote me kushtetuten dhe shprehjen e vullnetit tënd të lirë.

  • Prandaj

Merr kohë harto apo angazhohu duke bashkëpunuar me dikë me përvojë dhe përpilo me profesionalizem Kontratën tënde.

Ajo është Kodi i suksesit tënd e për këtë ju siguroj 100%.

Nëse nuk përmushet një e drejtë na vjen një detyrim nëse nuk përmbushim një detyrim na vjen një dëmshpërblim.
E ndonjëherë mospërbmushja e këtyre premtimeve mund të vi edhe nga ana e organeve publike dhe administative, si mund të veprojmë në këtë rast?

Artikulli i radhes
VLEFSHMËRIA DHE KONTRATA PARA ORGANEVE SHTETËRORE