Çfarë Ofrojmë
SHËRBIMET
AV Contracts L.L.C. ofron shërbime gjithëpërfshirëse ligjore kontraktuale për individë dhe biznese. Çdo shërbim ofrohet me profesionalizëm, saktësi dhe kujdes për detajet.
Kontrata Familjare
Kontratat familjare hartohen me kujdes të veçantë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë paleve të përfshira. Çdo Kontratë është e personalizuar sipas situatës tuaj specifike.
Kontratë Paramartesore
Besimi bazohet në dashuri dhe sigurinë që ofron për të ardhmen. JU e doni njëri tjetrin — keni besim të njeri tjetri dhe nuk doni të krijoni mosmarrëveshje të panevojshme rreth sigurisë së përbashkët materiale që mund ta vinin njëri tjetrin në rrethana të palakmueshme. ZGJIDHJA: Hartimi i një kontratë paramartesore e cila në mënyrë specifike do të përshkruante administrimin e pasurisë suaj të përbashket martesore.
Kontratë për Mbajtjen e Përjetshme
Nuk jeni të sigurt se kush do të kujdeset për ju deri në fund të jetës suaj? ZGJIDHJA: Hartimi i një kontrate për mbatje të përjetshme nga profesionist që jo vetmëm e njohin ligjin për të drejtat sendore a trashëgimore por edhe ligjin e së drejtes së detyrimeve. Dhe për këtë ju garantojmë një kontratë plotësisht të sakt për qetësinë e të ardhmes suaj.
Kontratë Dhurate
Jeni bujar me dhurata por nuk doni që bujaria juaj të keqpërdoret? ZGJIDHJA: Hartoni një Kontratë specifike për dhuraten me të drejta e detyrime që nuk ia ulin vleren e dinjitetit, bujarisë dhe mirënjohjes.
Kontrata Comerciale
Fushat tregtare kërkojnë Kontrata të sakta dhe të detajuara kundrejt vlerës së fitimit dhe taksa-tatimeve e tvsh-së në fuqi. Kontratat e hartuara nga AV CONTRACTS draftohen sipas vlerës së tregut dhe synimeve të klinetit tonë për siguri finaciare dhe sukses afatgjatë nga 1-5 vite e më shumë.
Know How Kontrata
Shkëmbim njohurishë dhe trajnimesh me ndikim afatgjatë në punen tuaj ndërmarrese me Kompani; Trajner dhe Mentor të çertifikuar për avancimin e biznesit tuaj. Draftoni njohurinë specifike që dëshironi të përfitoni.
Kontratë Furnizimi
Kërkesa juaj për "Tërheqjen e vërejtjes në ambalazh" është e drejtë e juaja themelore për tu mbrojtur nga ankesat e konsumatorve për të shmangur dëmet e paparishikuara dhe masa tjera përkatëse. Na lini neve draftimin e siguroni konsumatoret dhe të drejatat tuaja ligjore për të ardhmen.
Kontratë Përfaqësimi Tregtar
Jeni CEO i Kompanisë suaj dhe ka ardhur koha të caktoni një përfaqësues tregtar që në emer dhe për llogari tuajen të ndërmjetësojë, si dhe me të marrë autorizimin të lidhë kontrata me persona të tretë sipas një kompensimi të caktuar. Besoni në ne dhe draftoni në mënyrë ligjore autorizimet tuaja.
Kontratë Këmbimi
Nga kontrata e Këmbimit për secilin bashkëkontraktues krijohen të drejta dhe detyrime si ato që krijohen te kontrata e shitjes për shitësin dhe blerësin.
Kontratë Vepre
Kontratë për kryerjen e puneve specifike me afate dhe kushte të caktuara. Çfarë aspekte të të drejtave dhe detyrimeve përfshinë Kontrata për vepren? Me Kuptueshmëri të qartë ju konkretizojmë shërbimet që hynë në Kontraten e Vepres.
Kontratë Urdhëri
Objekti i kësaj kontrate mund të jetë kryerja e punëve juridike, punëve fizike dhe shërbimet intelektuale nga ana e dekretmarrësit, me shpërblim ose pa shpërblim.
Kontratë Frashizingu
Frashizingu prodhues; frashizinu afarist; frashizingu për dhënjen e shërbimeve në rastet kur Frashëzingdhënësi i jep prodhimin e caktuar të mallit.
Kontratë Magazine
Hartoni me ne Kontratën për Magazinë dhe siguroni saktësinë e të drejtave dhe detyrimeve mbi mallin që i takon palës tjetër dhe përmbushjes sipas kushteve kontraktuale për strehimin dhe ruajtjen e mallit në mes të subjekteve ekonomike.
Kontratë Udhëtimi
Marrëveshje mes agjencive të udhëtimit dhe klienteve.
Kontratë Alotmani\Hotelerie
Kontratë Udhëtimi dhe rezervim hotelerije kolektive.
Kontratë Transporti
Kryerja me shpërblim e transportit të mallit në vendin dhe kohen e caktuar, dërguesit ose përsonit të caktuar (marrësit). Apo një palë të tretë, konform rregullave Rregullat Incoterms dhe ICC. Ne sigurohemi që Kontrata juaj të jetë e përditësuar dhe shqyrtuar me nacionalizimin, shpronësimin dhe kompensimin ligjor internacional.
Kontrata për Lizing
Dëshironi që pas shfrytëzimit të afatit kontraktues objekti i kontratës të kalojë në pronësinë tuaj apo të vazhdoni marrëdhënjen Lizing? Na kontaktoni dhe ju shpjegojmë nëse ia vlenë një rast i tillë.
Kontratë Ndërmjetësimi-Komitent
Një kontratë e tillë e qarkullimit të mallrave, në bazë të së cilës ndërmjetësuesi detyrohet që palën tjetër — komitentin, ta sjellë në kontakt me ndonjë person tjetër të tretë, me qëllim që komitenti të lidhë me të ndonjë kontratë të qarkullimit të mallrave dhe ruajtjen e fshehtësisë afariste.
Kontratë Komisioni · Komisioner
Në qarkullimin e mallrave komisionet paraqiten si komisione të shitjes, të blerjes dhe të transportit me komision. Komisionari detyrohet që të lidhë kontratë në emër të vet dhe për llogari të tjetrit (komitentit), kurse komitenti në shpengim të paguajë provizionin e kontraktuar. Shkruaj saktë të drejtat e paleve draftoje me AV Contracts delegimin e të drejtave dhe detyrimeve komisonare.
Real Estate
Transaksionet e pasurive të paluajtshme kërkojnë kujdes ligjor të veçantë. Sigurohemi që çdo kontratë të jetë e vlefshme dhe t'ju mbrojë plotësisht.
Kontratë Qiraje
Cili është objekti i Kontratës së qirasë për prona rezidenciale dhe komerciale dhe a mbështetet në bazë të sakt ligjore sipas afatit dhe kushteve të të drejtave dhe detyrimeve të paleve kontraktuese? Çfarë alternativash keni në rast të mos përmbushjes së detyrimeve? AV CONTRACTS mendon në hollesi për ndryshimet e rrethanave dhe përmbushjen e tyre alternative.
Kontratë Shitblerje Paluajshmërie
Kalimi i pronësinë së sendit përkatësisht ndonjë të drejte në emer të një titullari tjeter kërkon më shumë se sa pagimi i një çmimi të caktuar në Kontratë. Ekzistojnë: shitja me provë; shitja sipas modelit apo mostrës; shitja me specifikim; shitja me kushte; shitja me pagim të çmimit me këste; shitja me anë të akreditivit; urdhri i shitjes. Harto Kontraten tënde me dëmshpërblime të paracaktuara — Kamatë Vonesa dhe një plan B.
Kontratë Ndërtimi Sipërmarrës-Porositës
Përcakton specifikisht sipas Ligjit të ndërtimit dhe planit të hartes kadastrale të detajuar — materialin e ndërtimit; kalimin e tjetërsimin e titullarit të pronësisë dokumentacionin e kompletuar dhe përcaktimin e organeve kompetenete për realizimin në kohë të regjistrimit në librat publikë kadastral.
Kontratë Huaje
Kontratë huaje e një masë të caktuar sendesh të zëvendësueshme, dhe të pazëvendësueshme sipas të drejtave dhe detyrimeve të paleve kontraktuale.
Kontratë Huapërdoreje
Kontratë huapërdoreje mbi një objekt, send apo të drejte në përdorim sipas kushteve kontraktuale.
Kontratë Depozite
Ruajtja ose depozitimi për një kohë të caktuar të një sendi, sjellë edhe të drejat e detyrime të nevojshme. Hartoni depoztiten tuaj me shkrim dhe shmangni të papriturat.
Kontratë Magazine
Hartoni me ne Kontratën për Magazinën dhe siguroni saktësinë e të drejtave dhe detyrimeve mbi mallin që i takon palës tjetër dhe përmbushjes sipas kushteve kontraktuale për strehimin dhe ruajtjen e mallit në mes të subjekteve ekonomike.
Ankesa & Peticione
Hartojmë dokumentacionin e nevojshëm administrativë dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave tuaja para institucione publike dhe private.
Ankesa & Lutje
Hartim i ankesave dhe lutjeve drejtuar institucioneve publike dhe private.
Vendime Administrative
Analizë dhe kontestim i vendimeve administrative.
Peticione
Hartim i peticioneve zyrtare për mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Aneks Kontrata & Procesverbale
Shtesa dhe modifikime ligjore të kontratave ekzistuese si dhe hartim procesverbalave.
Marrëveshje
Marrëveshjet e hartuara në mënyrën e duhur shmangen mosmarrëveshjet dhe garantojnë ekzekutimin e detyrimeve reciproke.
Marrëveshje Konfidencialiteti (NDA)
Keni dikë që kujdeset për sigurinë tuaj kibernetike? Drejtohuni tek ne dhe hartoni një marrëveshje Konfidecialiteti-NDA. SIGURONI TË DREJTAT TUAJA me NE.
Marrëveshje Partneriteti
Strukturimi ligjor i partneriteteve biznesore.
Marrëveshje Bashkëpunimi
Kontratë mes partnereve për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Konsultime Ligjore
Konsultime ligjore profesionale · ju ndihmojmë të kuptoni pozicionin tuaj ligjor dhe të drejtat tuaja kontraktuale para se të ndërmerrni veprime. Ofrojmë kërkime ligjore në bashkëpunim me: AVOKAT — ZYRA LIGJORE DHE INDIVID.
Vlerësime Ligjore & Kërkime
Vlerësime ligjore rreth dokumentacioneve të mbledhura mbi marrjen e një vendimi.
Padi Comerciale
Vlerësim i rasteve të kontesteve tregtare kontraktuale dhe rekomandime strategjike.
Kontest Pune
Analizë e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave kontraktuale të punëmarrësit.
Ndarje Trashëgimie
Vlerësim ligjor kontraktual i rasteve të trashëgimisë dhe ndarjes së pasurisë.
Parashkrime
Vlerësim i afateve ligjore të parashkrimit dhe ndikimit në të drejtat tuaja kontraktuale.
Ngritje Padie për Fitimin e Humbur; Shpërblim Dëmi Material dhe Moral
Vlerësim i dëmeve materiale dhe morale dhe të drejtës për kompensim kontraktual.
Ngritje Padie për Cenim Dinjiteti
Vlerësim i rasteve të cënimit të dinjitetit personal dhe profesional.
Ngritje Padie mbi Lëndime në Vendin e Punës
Lidhur me kontratat e punës dhe sigurimi në punë.
Invaliditeti — Siguria dhe Ligji
Mbrojtja e të drejtave të pronareve të biznesit lidhur me invaliditetin dhe sigurimet.
Respektimi i Kontratave të Punës
Përdorimi i mjeteve të sigurisë, paralajmerimet dhe zbatimet e masave të sigurimit.
Vlerësim Ligjor — Pasurimi pa Bazë Ligjore
Rritja e pasurisë ose kursimi në pasurinë e një personi, duke u zvogëluar pasurinë e personit tjetër pa bazë të vlefshme juridike. Si mund të zhvillohet kjo në marrëdhënje kontraktuale dhe si mund të shmangim apo zgjidhim duke përfituar nga pasurimi me bazë ligjore edhe në fushen e real estate e më gjërë?
Kontratë Pune
AV CONTRACTS mund të hartoj për ju Kontraten e përcaktuar sipas pozicionit individual të punëmarrësit dhe përgjësive solidare mbi të drejtat dhe detyrimet në punë, në përmbushjen e ligjit të punes dhe sigurisë në punë.
Kontratë Pune me Përgjegjësi Solidare
Kush përgjigjet për dëmin të cilin ia shkakton personit të tretë punëmarrësi në punë ose lidhur me punën? Si kualifikohen përgjegjësitë brenda përshkrimit të të drejtave dhe detyrimeve kontraktuale? Si ju ndihmon kjo të keni parasysh edhe rastet e paparashikuara për të dyja palet me përgjegjësi solidare.
SHMANGI PROBLEMET
Shkruani marrëveshjet më heret se sa ngjarjet e parashikuara.
Filloni Sot
Keni Nevojë për një Shërbim?
Na kontaktoni për konsultim fillestar dhe ne do t'ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen e duhur ligjore për situatën tuaj.